Ja mesazhi që De Biazi i çoi Ranierit pas fitores me Sitin

Sporti

Ja mesazhi që De Biazi i çoi Ranierit pas fitores me Sitin

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 12:06

Trajneri italian Klaudio Ranieri po bën një mrekulli me Leiçester Sitin, duke kryesuar Premier Ligën me 6 pikë diferencë nga Mançester Siti, të cilin e mposhti dje me shifrat 3-1. Ranierit i kanë ardhur disa mesazhe mbështetëse nga kolegë italianë, mes të cilëve edhe nga Xhani De Biazi.

Trajneri kuqezi ka bërë realitet ëndrrën e kualifikimit me një kombëtare modeste si Shqipëria, ndaj e kupton më së miri se si ndihet Ranieri.

“Përshëndetje Klaudio. E pashë ndeshjen dhe kam festuar njësoj si ty, njësoj sikur të ishte skuadra ime. I lexova emocionet në fytyrën tënde dhe goli i Mançesterit ishte thuajse jashtë loje. Të përqafoj”, ka qenë mesazhi i teknikut të kuqezinjve. Duke iu referuar Evropianit që pritet të luajë kombëtarja shqiptare, De Biazi shton: “Edhe ne, ashtu si Leiçester, jemi ftuar papritur në restorantin e të pasurve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat