Mësoni kush është lojtari më kreativ, sipas Pirlos

Sporti

Mësoni kush është lojtari më kreativ, sipas Pirlos

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 10:32

Andrea Pirlo beson se mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, është futbollisti më kreativ në Evropë.

Legjenda italiane është një ndër më të mirët e gjeneratës së tij për pozitën ku luan, ndërsa në opinionin e tij, lojtari gjerman aktualisht është më i miri në mesfushë.

“Ai krijon një numër të pabesueshëm rastesh për sulmuesit që luajnë përpara tij”.

“Vizioni i tij dallon nga të gjithë të tjerët në Evropë. Ai është ndoshta lojtari më kreativ në Evropë për momentin”, ka thënë ish-mesfushori i Juventusit dhe Milanit.

Ozil kaloi te Arsenali nga Real Madridi në vitin 2013 për shumë rekorde prej 42 milionë funtesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat