Mourinho thyen heshtjen: Do të rikthehet së shpejti

Sporti

Mourinho thyen heshtjen: Do të rikthehet së shpejti

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 08:41

Jose Mourinho ka dhënë një intervistë për herë të parë pas shkarkimit nga Chelsea në dhjetor të vitit të kaluar.

Ish trajneri i Interit dhe Real Madridit, i cili po shijon pushimin, ka paralajmëruar se së shpejti do t’i rikthehet futbollit.

“Unë kam punuar si një menaxher nga viti 2000, dhe kam pushuar disa muaj kur u largova nga Chelsea në vitin 2007. Tani është hera e dytë që pushon brenda 15-16 viteve, kështu që nuk është një dramë. Por me siguri do të rikthehet së shpejti”, ka deklaruar Mourinho.

Sipas mediave britanikë, strategu portugez do ta marrë drejtimin e Manchester Untiedit nga sezoni i ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat