Çfarë debutimi, dy gola e dy asiste për Sadikun (Video)

Sporti

Çfarë debutimi, dy gola e dy asiste për Sadikun (Video)

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 00:00

Transferimi nga Zyrihu te Vaduzi ishte një lëvizje e studiuar mirë nga Armando Sadiku. Këtë e konfirmoi debutimi i sulmuesit, me ekipin nga Lihtenshtejni që militon në Superligën zvicerane.

Kuqeziu ishte titullar dhe shënoi dy gola, në suksesin 5-2 që Vaduz regjistroi në fushën e Luganos. Sadiku realizoi në minutën e 45-të, duke rritur në 0-2 avantazhin e miqve.

Rrjeta e dytë personale për sulmuesin, erdhi kur kronometri tregonte 60 minuta lojë. Për të konfirmuar gafën fatale të Zyrihut, që e largoi nga ekipi, Sadiku dha edhe asistet e golave të katërt dhe të pestë për Vaduzin, me autor Kukuruzovic e Janjatovic. Me Sadikun në fushë, Vaduzi regjistroi fitoren e parë pas tetë javëve në elitën e futbollit zviceran. Me dygolëshin e realizuar, lojtari i kombëtares shqiptare ngjitet në kuotën e 7 golave sezonalë. Pjesë e suksesit, që përkohësisht e largoi Vaduzin nga vendi i fundit në renditje ishte edhe sulmuesi i Kombëtares Shpresa, Albion Avdijaj, i cili u zëvendësua në minutën e 75-të./supersport

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat