Bayerni pa ide, 0-0 ndaj Bayer Leverkusen

Sporti

Bayerni pa ide, 0-0 ndaj Bayer Leverkusen

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 23:56

Bayerni i Mynihut u ndal në barazim 0-0 në transfertë me Bayer Leverkusen, duke shënuar barazimin e dytë sezonal në Bundesligë por kyr rezultat nuk e ndryshon diferencën prej 8 pikësh me Borussian e Dortmundit, pasi edhe të besuarit e Thomas Tuchel regjistruan të njëjtin rezultat pa gola në fushën e Herthës së Berlinit. Në “Bay Arena” të Leverkusenit Robert Lewandowski në të paktën 2 raste shpërdori mundësi të arta për të shënuar, por edhe Thomas Muller dhe Douglas Costa nuk arritën t’i shfrytëzonin rastet e që iu paraqitën.

Për Aspirinat ishte i pafat Hakan Calhanoglu në rastin e minutës së 54, ndërsa Kramer u bllokua në momentin e fundit nga mbrojtja pas një loje të shkëlqyer individuale.

Në minutat e fundit të sfidës, bavarezët luajtën me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq pas dy të verdhave të Xabi Alonsos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat