Bundesliga, zhgënjen Dortmundi, shkëlqen Schalke

Sporti

Bundesliga, zhgënjen Dortmundi, shkëlqen Schalke

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 22:11

13 gola në 5 ndeshje për 2 fitore të vëndasve dhe po kaq të miqve. Barazimi i vetëm dhe madje pa gola u regjistrua në Berlin nën vështrimin e Jose Mourinho-s, i pranishëm në tribunën Vip të “Olympiastadion”. 3 gola në Gelsenkirchen, ku Schalke 04 arriti fitoren e 2-të gjatë këtij viti kalendarik duke cuar në 7-të ndeshje pa fitore serinë negative të Wolfsburg.

Nënkampionët në fuqi vendosin kështu një rekord negativ në tre vitet e fundit. Ndërsa Blutë Mbretërorë arrijnë klasifikimin më të mirë sezonal që nga java e 12-të. Miqtë në “Arena AufSchalke” nuk u ndihmuan as nga Draxler i cili pas 14 vitesh, u shfaq si rival ndaj skuadrës, në historinë e së cilës është debutuesi dhe shënuesi më i ri.

Tre barazime në fazën e dytë për kryeqytetasit e Hertha-s, dy nga të cilët në shifra të bardha, përfshi edhe Borussia Dortmund. Të besuarit e Tuchel nuk gjetën dot fitoren e 3-të rradhazi për 2016. Kjo pasi “banda” e Dardai-t rezistoi duke treguar se jo më kot renditet e 3-ta, ose e fundit që do të shkonte në UCL, nëse Bundesliga do të mbyllej kështu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat