Josa: Nuk kemi kohë për të humbur, Kukësi vendimtar!

Sporti

Josa: Nuk kemi kohë për të humbur, Kukësi vendimtar!

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 21:54

Dy transfertat e Shkodrës ku Skënderbeu nuk arriti të siguronte asnjë fitore, kanë lënë një shije te hidhur në kampin korçar.

Ndryshimet e mëdha në grupin bardhekuq me largimin e dyshes Olayinka-Berisha por edhe afrimet e merkatos së verës kanë ndryshuar fytyrën e ekipit të Josës. Trajneri kryeqytetas do të sfidojë nënkampionët e Kukësit në një 90 minutësh shumë të rëndësishëm për ecurinë e sezonit dhe trajneri bardhekuq kërkon me çdo kusht që skuadra të reagojë menjëherë.

“Pritshmerite jane te medha per kete takim, vijme nga nje humbje me Vllaznine ndaj duhet te jemi koshiente qe fitorja eshte mjaft e rendesishme, duhet impenjim maksimal, pasi luajme kunder nje skuadre qe kerkon vazhdimesine dhe ka fituar lehtesisht ndeshjen e fundit. Pavaresisht diferencave ne klasifikim te Skenderbeut dhe Partizanit me ekipet e tjera, çdo skuader ka pretendimet e veta, prandaj duhet te jemi te kujdesshem”.

Në vijim, Josa ndalet te merkatoja e zhvilluar nga Skënderbeu, duke theksuar se lojtarët e afruar duhet të punojnë për të siguruar vendin e titullarit.

“Une nuk mund te them qe nuk jam i kenaqur me afrimet ne skuader por shume prej tyre duhet te kapin formen fizike optimale. Gjithsesi gjithcka do te duket ne vazhdimesi pasi ka lojtare qe nuk jane aty ky duhet fizikisht. Mendoj qe nuk kemi kohe per prova. Duhet qe disa lojtare te afruar te rikthehen në gjendjen e duhur fizike. Nga afrimet e janarit ne formacion do te jete vetem Xhejms ndersa pjesa tjeter do te hyjne gradualisht ne lojen e ekipit. Kemi dyndje te huajsh ne ekip ndaj shpesh here zevendesimet do te behen midis te huajve madje ndonjeri mund te mbetet dhe jashte listes prej 18 lojtaresh”.

Në fund, trajneri i skuadrës kampione bëri një koment edhe për çështjen e mungesës së tifozëve në një sfidë të tillë kaq delikate. Sipas tij, mungesa e tifozeve eshte minus pasi ata kane qene mjaft te rendesishem ne rezultatet e skuadres.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat