Vonn, fantastike

Sporti

Vonn, fantastike

Nga: Kemajl Goca Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 21:01

Skiatorja amerikane, Lindsey Vonn, ka qenë fantastike në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, e zhvilluar në Garmisch-Partenkirchen të Gjermanisë. Ajo ishte më e përsosur dhe shënoi fitoren e pestë në lëshim për edicionin e sivjetshëm. Vonn zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:40.80 minuta. Amerikania ishte me një kohë superiore më të mirë se vendi i dytë Fabienne Suter nga Zvicra. Vonn pati kohën më të shpejt për një sekondë e 57 qindtat se Suter dhe 1 sekondë e 57 qindtat se Viktoria Rebensburg nga Gjermania. Vonn arriti fitoren e 76, ndërsa e 38 ka qenë në lëshim në karrierën e saj.

Trimëresha amerikane kryeson me 1000 pikë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, ka 127 më tepër se Lara Gut e Zvicrës dhe 260 më tepër se Rebensburg. Vonn udhëheq me 500 pikë edhe në disiplinë e lëshimit, duke lënë pas kanadezen Larisa Yurkiw (328) e austriaken Cornelia Huetter (294).

Të dielën do të zhvillohet gara në supersllallomin e madh.

Rezultatet
1. Lindsey Vonn (SHBA) 1:40.80
2. Fabienne Suter (Zvicra) 1.51
3. Viktoria Rebensburg (Gjermania) 1.57
4. Larisa Yurkiw (Kanada) 1.80
5. Laurenne Ross (SHBA) 1.97
6. Tina Weirather (Liehteshtajni) 1.99
7. Edit Miklos (Hungaria) 2.13
8. Nadia Fanchini (Italia) 2.33
9. Elena Fanchini (Italia) 2.38
10. Corinne Suter (Zvicra) 2.54

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat