Cikalleshi spektakolar, dopietë në Turqi (VIDEO)

Sporti

Cikalleshi spektakolar, dopietë në Turqi (VIDEO)

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 18:30

Sokol Cikalleshi konfirmon formën e mirë që po kalon me Istanbul Bashakshehirin.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte vendimtar në ndeshjen e sotme të kampionatit turk, duke shënuar dy gola që e shpëtuan ekipin e tij nga humbja në shtëpinë e Bursasporit.

25-vjeçari fillimisht shkurtoi disavantazhin e miqve me një gol spektakolare në minutën e 50-të, para se të vuloste rezultatin përfundimtar 3-3 në të 75-n.

Me pikën e marrë, Bashakshehiri e sheh veten në vendin e tretë të kampionatit me 34 pikë, një më shumë se Gallatasaraji që ka një ndeshje më pak.

Çikalleshi numëron tetë gola në 21 ndeshje këtë sezon, duke u kthyer në një lojtar kyç për skuadrën nga Stambolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat