Flet kuzhinieri shqiptar që i bëri ushqim Ronaldos

Sporti

Flet kuzhinieri shqiptar që i bëri ushqim Ronaldos

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 14:21

Cristiano Ronaldo ishte për pushime në një nga ishujt turistik dhe nga më piktoresk të Greqis, Mikonos. CR7 atje është miqësuar edhe me kuzhinierin shqiptar te ketij hoteli, Alsi Sinanaj.

”Nuk e mendoja të ishte aq i thjeshtë ndaj njërëzve që e rrethuan ato ditë në hotelin ku unë shërbej. Ishte i interesuar të dinte më shumë për Shqipërinë,sepse kishe dëgjuar vetëm për futbollin dhe shpesh mendonte se ishte tjetër Shqipëri dhe tjetër Albania.

Një ditë i fola për ushqimet tradicionale shqipëtare. Kur i përmenda trahananë,më tha se edhe portugezët e përdornin këtë ushqim.

Ja gatova një mëngjes, por nuk e njohu. Ishte shumë më ndryshe dhe më kërkoi të mësonte sesi prodhohej. Më shumë përshtypje i bënte çaji malit që unë e kasha marrë në fshatin tim. E sqarova se cilësia e kësaj bime varet nga mali ku rritet. Atë që më kishte ngelur në dhomën time ja dhash me vete” ka thënë Sinanaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat