Të frikshëm, MSN dhe BBC kanë shënuar më shumë se 92 skuadra

Sporti

Të frikshëm, MSN dhe BBC kanë shënuar më shumë se 92 skuadra

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 13:25

Aq shumë gola kanë shënuar sulmuesit e Realit dhe Barçës këtë sezon sa lënë pas plot 92 prej 98 skuadrave që marrim pjesë në 5 ligat më të rëndësishme në Evropë.

Shifrat tregojnë një potencial të frikshëm të tresheve MSN dhe BBC. Tre yjet e “Los Blancos”, Ronaldo, Benzema dhe Bejl e kanë gjetur rrugën e rrjetës 50 herë në këtë sezon të La Ligas.

Pas nuk mbeten as treshja e “blaugranëve”, Mesi, Suarez, Nejmar, që në total kanë shënuar 47 gola. Vetëm 3 klube kanë shënuar me shumë se sulmi i Realit të Madridit dhe Barcelonës.

Ato janë Paris Sënt Zhermeni me 61 finalizime në Ligue 1 si dhe Borusia e Dortmundit e Napoli me 52 gola të realizuar në kampionatet përkatëse. Ndërkohë sulmi i Bajernit të Mynihut numëron 50 gola në Bundesligë dhe lë pas vetëm MSN-në, ndërsa është në kuotë të njëjtë golash me BBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat