Besart Berisha ka shënuar edhe një gol në Australi. Sulmuesi kosovar ka shënuar golin e vetëm për Melbourne Victoryn në përballjen me Western Sydney.
Berisha shënoi në minutën e 15 gol të bukur me kokë pas një harkimi nga korneri. Ky është goli i 14-të për Berishën në Australi që e bën atë golashënuesin më të mirë në kampionat.