Jese: Ja si më befasoi Ronaldo

Sporti

Jese: Ja si më befasoi Ronaldo

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 10:00

Ylli i Real Madridit, ka rrëfyer për befasinë që ai ka pasur nga Cristiano Ronaldo në ditët e para në ekipin e parë të klubit mbretëror.

Jese kujton kohën kur Ancelotti e ftoi atë të stërviste me ekipin e parë.

Ai thotë se tentoi të lë përshtypje duke shkuar më herët në stërvitje, por që aty u befasua nga superylli portugez.

“Kur Carlo Ancelotti më ftoi të stërvitem me ekipin e parë, unë thashë me vete – më duhet të shkoj dy orë më herët që të lë përshtypje te lojtarët dhe trajneri”.

“Kur shhkova te vendi, dy orë më herët, e kam gjetur Ronaldon duke stërvitur”, u shpreh Jese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat