Ish-ekipi i Benitezit dëshiron rikthimin e tij

Sporti

Ish-ekipi i Benitezit dëshiron rikthimin e tij

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 09:36

Valencia në fund të këtij sezoni dëshiron rikthimin e ish-trajnerit Rafael Benitez.

Pozitën e trajnerit te ekipi spanjoll tani e mban Gary Neville, por ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit nuk pritet të mbetet në klub edhe gjatë shkaku i rezultateve negative.

Sipas gazetës “AS”, drejtori sportiv Jesus Garcia Pitarch tashmë ka kontaktuar me përfaqësuesit e Benitezit për të pyetur nëse dëshiron rikthimin te klubi nga i cili u largua në vitin 2004.

Benitezi që u shkarkua nga posti i Real Madridit, fitoi dy tituj të La Ligas dhe kupën e UEFA-s gjatë qëndrimit të tij në Mestalla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat