“Suarez është më i fortë se Messi”

Sporti

“Suarez është më i fortë se Messi”

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 08:46

Ka edhe nga ata që nuk e shohin Lionel Messin si lojtarin më të mirë në botë.

Lojtari më i mirë në planet nuk është Lionel Messi. Të paktën kështu mendon në këtë moment, Cristian Rodriguez i njohur me nofkën ‘El Cebolla’, ish-sulmuesi i Atletico Madridit dhe Parmas, tani pjesë e Independiente.

“Sot Luis Suarez është më i fortë se Lionel Mesi”.

“Ai është duke kaluar një formë fantastike. Ndihem krenar si uruguaian për bashkëlojtarin tim”, ka thënë Rodriguez.

Suarez është në top formë dhe së bashku me Lionel Messin dhe Neymarin, janë duke shkatërruar gjithçka që po iu del përpara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat