A do të luaj Pato ndaj Manchester Unitedit? Ja çfarë thotë Hiddink

Sporti

A do të luaj Pato ndaj Manchester Unitedit? Ja çfarë thotë Hiddink

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 07:31

Guus Hiddink ka thënë se Alexandre Patos do t’i duhen edhe disa javë për të debutuar me fanellën e Chelseat
Ish sulmuesi i Milanit, u transferua gjatë afatit kalimtar të janarit te ‘Blutë e Londrës’, por duket se nuk do ta shijojë derbin e së dielës ndaj Manchester Unitedit.

Në konferencën për media para këtij takimi, trajneri Guus Hiddink, ka thënë se sulmuesi brazilian nuk është gati dhe se për momentin ai është në parasezon me Chelsean.

“Pato është në përgatitje parasezonale”, ka thënë Hiddink, i cili shtoi: “Ne kemi bërë një plan të stërvitjeve për të, për momentin po shkojnë shumë mirë”.

“Ai ka nevojë për kohë që të rikthehet në më të mirën e tij. Fizikisht nuk është mirë, për këtë jemi duke e përgatitur në maksimum. Ai nuk do të luaj për Chelsean për së paku edhe pesë ndeshje. Nuk duam të rrezikojmë me të. E duam të gatshëm për pjesën më të rëndësishme të sezonit”, tha ndër të tjera Hiddink

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat