Van Gaal: Ta mundim Chelsean, të filloj liga për ne!

Sporti

Van Gaal: Ta mundim Chelsean, të filloj liga për ne!

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 20:50

Louis van Gaal beson se një fitore eventuale e skuadrës së tij në derbin ndaj Chelsea të dielën, do të ringjallte shpresat e tyre për titullin e Premierligës.

Unitedi në dy ndeshjet e fundit ka shënuar dy fitore, duke mundur Derby Countyn në FA Cup dhe Stoke Cityn në kuadër të Premierligës.

Manchester United renditen 10 pikë larg liderëve të Leicester Cityt në prag të udhëtimit në Stamford Bridge, dhe Van Gaal është i bindur se me një fitore ndaj Chelsea, rriten aspiratat për të kërkuar titullin.
“Është gjithmonë mirë kur ju fitoni dhe sigurisht shumë më mirë kur fitoni 3:0. Ajo jep një nxitje për të bërë më mirë”, deklaroi Van Gaal.

“Kam ndjenjën se në qoftë se mundim Chelsean, edhe pse do të jetë e vështirë, nga koha që Hiddinik është atje, ata nuk humbasin, liga për ne do të filloj përsëri, dhe kjo është e rëndësishme”.
“Gara nuk ka përfunduar, si për Manchester Unitedin apo ndonjë skuadër tjetër”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat