Berisha: Luajmë për fitore! Rugova: Pa presion

Sporti

Berisha: Luajmë për fitore! Rugova: Pa presion

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 19:31

Dy ekipet më të mira në vend, Sigal Prishtina dhe Peja, të dielën në mbrëmje do të matin forcat mes vete. Sigal Prishtina kampion në fuqi, ndërsa Peja është lider dhe që nuk ka pësuar ende humbje në kampionat, premtojnë spektakël në derbin e madh të javës së 18-të të Superligës së Kosovës. Përballje mes këtyre gjigantëve zgjon kureshtjen e dashamirëve të basketbollit jo vetëm në Prishtinë e në Pejë, por në përgjithësi në vend, pasi që si njëra palë po ashtu edhe tjetra kanë basketbollistët më të mirë në radhët e tyre.

Me 7 shkurt në orën 19.00 Qendra e Rinisë dhe e Sportit në Prishtinë pritet të jetë e stërmbushur nga shikuesit dhe të krijojnë një atmosferë elektrizuese sportive, për t’i dhënë shpirt të lojës basketbollistëve të dyja ekipeve. Prishtina është motivuar pas fitores (87:75) në Gjevgjeli ndaj Kozuv-it, në kuadër të Ligës Ballkanike, ndërsa Peja e vendosur për të ruajtur pamposhtmërinë në Superligën e Kosovës. Dardan Berisha, basketbollisti më i mirë në vend, beson se me Prishtinën do të arrijnë fitore njëkohësisht t’i shkaktojnë humbjen e parë pejanëve. “Jemi në ritëm të mirë dhe besoj me vazhduar me këtë ritëm. Ky është derbi dhe normal që luajmë për fitore”, tha Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ku e sheh forcën e Prishtinës ndaj ekipit të Pejës?
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat