Pollozhani: Shkëndija ka ekip më të mirë se Vardari

Sporti

Pollozhani: Shkëndija ka ekip më të mirë se Vardari

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 19:23

Shkëndija e Tetovës është klubi më i organizuar apo në stilin e formatit europian dhe është krenari jo vetëm e shqiptarëve të Maqedonisë. Kolektiv që ka ambicie për t’i mbledhur të gjitha trofetë dhe ka një armatë të zjarrtë të tifozëve ‘Ballistët’. Shkëndija ka dhënë fjalën besa-besë që ta fitojë titullin dhe Kupën e Maqedonisë. Klubi kuqezi tash e sa ditë është në përgatitje në Antalia të Turqisë, më këta rast ka zhvilluar disa ndeshje miqësore. Tetovarët së fundi u ballafaquan me ekipin e elitës së futbollit kroat, Spliti, sfidë që përfundojë pa gola (0:0). Shkëndija pas 18 ndeshjeve renditet në vend të dytë me 38 pikë në stinorin vjeshtor ose ka pesë më pak se lideri, Vardari i Shkupit.

Kuqezinjtë janë edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë, ku ndeshen me Turnovon. Artim Pollozhani, futbollist më përvojë i Shkëndijës, shprehet ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot” se kanë ekipin më të mirë se Vardari.

“Bota sot”: Sa jeni të kënaqur me rrjedhën e përgatitjeve sidomos me kushtet në Antalia?
Artim Pollozhani:
Kemi bërë punë shumë të mirë deri me tani, kushtet janë jashtëzakonisht të mira, si nga kushtet meteorologjike duke vazhduar te hoteli, pastaj te ajo më e rëndësishmja, terrenet për stërvitje janë fantastike.

“Bota sot”: Shkëndija ka zhvilluar disa takime miqësore, ndër to edhe me kampionin e Bjellorusisë, BATE Borisovin dhe triumfoi me rezultat 2:1. A mendoni se ekipi është në super formë?
Artim Pollozhani:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat