Bayerni paksa i frikësohet Bayerit

Sporti

Bayerni paksa i frikësohet Bayerit

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 19:15

Bayer Leverkuseni është ekip e papërshtatshme dhe mund t’i shkaktojë telashe kampionit në fuqi, Bayernit nga Munihu. Bavarezët janë mysafir i Bayerit, e cila është prej sfidave më interesante të javës së 20-të në Bundesliga I. Ky takim luhet nesër në orën 18.30, por që pritet të jetë me një rivalitet të madh ndonëse bavarezët janë favorit për të marrë pikët e plota. Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi, luan për Bayerin, por e kanë më së të qartë se do të ballafaqohen me një ekip shumë të fortë dhe që ka shumë yje, si Roberto Lewandowski, Manuel Neuer, Phlip Lahm etj. Trajneri i Bayernit, Pep Guardiola ka gjetur kohë të flasë përpara ndeshjes kundër Leverkusenit.

“Leverkuseni është më shumë se Javier Hernandez dhe Kiessling. Ne do të përballemi me ndër më të mirët në Gjermani”, tha Guardiola, duke lënë të nënkuptohet se në një formë edhe i frikësohet kundërshtarit. “Nëse ata luajnë me topa të gjatë, ne do të kemi probleme. Do të jetë ndeshje e vështirë”, tha Guardiola. Bayerni është bindshëm i pari me 52 pikë, ka tetë më tepër se Dormundi që mban pozitën e dytë, ndërsa Leverkuseni aktualisht është në vend të katërt me 31 pikë. Ndërkaq, Dortmundi ka mision të vështirë në Berlin, ku takohet me Hertha-n që është në formë të mirë.
Liga e Gjermanisë, java e 20-të

E shtunë
Eintracht-Stuttgart 15.30
Hannover-Mainz 15.30
Hertha-Dortmund 15.30
Ingolstadt-Augsburg 15:30
Schalke-Wolfsburg 15.30
Bayer-Bayern 18.30

E diel
Hamburger-Koln 15.30
Hoffenheim-Darmstadt 17.30

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat