Xhudistet mësojnë kundërshtaret e Parisit

Sporti

Xhudistet mësojnë kundërshtaret e Parisit

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 18:44

Kampionia e dyfishtë e botës, xhudistja Majlinda Kelmendi (52 kg), është në rrethin e dytë të grupit C të turneut prestigjioz Grand Slam. Ajo do ta presë fituesen e përballjes Ecaterina Guica nga Kanadaja dhe Zhanna Stankevich nga Armenia. Ndërkaq, reprezentuesja tjetër e Kosovës, Nora Gjakova (57 kg) është në grupin B, e cila në rrethin e parë takohet me garuesen nga Koreja e Jugut, Minju Kim. Akil Gjakova (66 kg) është në grupin B dhe do të ndeshet me një emër të panjohur spanjoll, Sugoi Uriarte. Gara mbahet nesër dhe pritet të jetë tejet interesante, ndërsa garueset tanë synojnë paraqitje dinjitoze. Driton Kuka, trajner, është para sfidave të reja me garuesit e tija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat