Makolli, kryetar i ri i KBO Prishtina

Sporti

Makolli, kryetar i ri i KBO Prishtina

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 16:14

Trajneri i klubit të boksit Prishtina, Afrim Majanci, konfirmon për gazetën kombëtare “Bota sot” se është mbajtur kuvendi zgjedhor i klubit. Sipas tij, Fatmir Makolli është zgjedhur kryetar i ri i klubit, ndërsa Bashkim Shala drejtor. Po ashtu është zgjedhur edhe kryesia, si Raif Hajra, Ismet Avdiu, Marigona Beadini, Beqir Berisha, Afrim Majanci, Qamil Pajaziti, Naser Bajrami dhe Nazif Gashi. “17 delegatë ishin të pranishëm në kuvendin që u mbajt në shtëpinë e sportit. Aty ishin edhe zyrtarët e drejtorisë së sportit të Komunës së Prishtinës, gjithashtu ishte mysafir edhe Mehmet Bogujevci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës”, tha Majanci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat