UEFA e FIFA ftesë FFK-së

Sporti

UEFA e FIFA ftesë FFK-së

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 15:56

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po bën të gjitha përpjekjet që sa më parë të jetë pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë. Ky vit vlerësohet se do të jetë vit i zhbllokimit nga izolimi shumëvjeçarë për futbollin tonë dhe t’i lejohet klubeve dhe kombëtares zhvillimi i aktiviteteve zyrtare në garat europiane e botërore. “Shtëpia e Futbollit Evropian (UEFA) dhe ajo botërore (FIFA) i kanë dërguar ftesë kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri dhe sekretarit të përgjithshëm Eroll Salihut, që të jenë pjesëmarrës në cilësi të vëzhguesit në punimet e kongresit të jashtëzakonshëm të UEFA-s që mbahet më 25 shkurt dhe atë të FIFA-s që mbahet më 26 shkurt”, bën të ditur FFK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat