Kampioni shqiptar stërvitet në borë

Sporti

Kampioni shqiptar stërvitet në borë

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 15:22

Kampioni shqiptar në futboll, Skënderbeu nga Korça, po stërvitet në qytetin e vet, duke e lënë për disa ditë rezidencën e zakonshme, “Tropikal Resort”, në Durrës. Si duket, trajneri Mirel Josa ka dashur të ambientojë skuadrën me temperaturat dhe klimën ku do të luhet të dielën, ndaj Kukësit. Nëse në Durrës temperaturat janë normale, më Korçë ato shkojnë edhe nën zero natën. Shkak për këtë është dëbora e rënë, e cila nuk është larguar ende, raporton telesport. Madje, sikurse duket edhe në fotot shoqëruese të këtij shkrimi, edhe fusha stërvitore e kuqebardhëve edhe e zbardhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat