Drita pa kryetrajner

Sporti

Drita pa kryetrajner

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 14:16

Klubi i futbollit Drita nga Gjilani ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me trajnerin e deritashëm të skuadrës.

Skuadra e Dritës nga Gjilani ka ndarë rrugët me trajnerin e saj të deritashëm, Bekim Isufi.
Njoftimin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e ekipit gjilanas në Facebook, përmes një njoftimi të shkurtër.
Isufi me Dritën gjatë pjesës vjeshtore të stinorit ka arritur që të shënojë 5 fitore, 6 barazime dhe 6 disfata, duke mbledhë 21 pikë në total, e duke zënë vendin e tetë në klasifikim.
Së shpejti pritet të shihet se kush do të vijë në postin e trajnerit të bardhekaltërve për të vazhduar stinorin, ndërsa nuk janë bërë të ditur emrat e trajnerëve që janë në negociata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat