Di Maria: Mos ma përmendni Manchester Unitedin, dua ta harroj

Sporti

Di Maria: Mos ma përmendni Manchester Unitedin, dua ta harroj

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 14:16

Angel Di Maria është paraqitur në një konferencë për shtyp në mediat franceze ku ka folur për të kaluarën dhe të ardhmen e tij. Ylli argjentinas ka thënë se vitet te Reali ishin fantastike, por ajo që do ai është ta harrojë kohën kur ishte te Man United.

"Te Reali ishin vite të mira. Atje flitej për trofe dhe skuadra kishte vullnet të madh. E tëra çfarë dua është që të harroj vitet te Manchester United. Nuk dua kurrë ta përmend atë emër sepse kam kaluar eksperiencë të trishtueshme. Te PSG ndihem shumë mirë. Këtu jemi të gatshëm të fitojmç gjithçka, por sisgurisht se synimi mbetet Liga e Kampionëve" ka thënë Di Maria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat