De Biasi: Më shumë se gati

Sporti

De Biasi: Më shumë se gati

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 14:09

Përzgjedhësi i kombëtares së Shqipërisë, ka qenë mysafir i “Nuova Venezia” , i cili ka folur për synimet në Euro 2016 në futboll, ngjarje që mbahet gjatë kësaj vere në Francë. Ai tha se janë më shumë se gati për ngjarjen e madhe. “Më shumë se gati. Jemi në grupin e Francës, por do të luajmë për të fituar. Kualifikimi është një ëndërr e kthyer në realitet, por ne do të shkojmë atje për ta zgjatur këtë ëndërr. Do të përgatitemi në Austri, do të luajmë një miqësore me Austrinë, teste të vërteta. Në Europian nuk do të jetë vetëm një skuadër, por një popull i tërë”, ka thënë mes të tjera De Biasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat