Sërish Bryant, LA Lakers-at triumfuan

Sporti

Sërish Bryant, LA Lakers-at triumfuan

Nga: K.Goca Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 13:59

Basketbollisti Kobe Bryant sërish ka qenë vendimtar për fitoren e Los Angelos lakers-at. Ai ishte në formë të jashtëzakonshme dhe me 27 pikë e ndihmojë ekipin e tij në udhëtim që të shënojë fitore me rezultat 99:96 ndaj New Orleans-it. Bryant po dëshmohet gjithnjë e më në formë, pasi që ditë më parë ka qenë protagonist i fitores (119:115) edhe ndaj Minnesota-s. LA Lakers-at janë në vend të 15-të me 11 fitore e 41 humbje, kurse New Orleans pozicionohet i 12-ti me 18 fitore e 31 humbje në Konferencën e Perëndimit në ligën NBA. Rezultate kësaj xhiroje janë: Detroit-New York 111:105, Phoenix-Houston 105:111, New Orleans-LA Lakers 96:99 dhe Portland-Toronto 103:110.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat