Me Baselin deri në fund? - Pse jo, përgjigjet Taulant Xhaka

Sporti

Me Baselin deri në fund? - Pse jo, përgjigjet Taulant Xhaka

Nga: Fitim Dika Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 11:43

Graniti (23) në vitin 2009 u bë shampion botëror për U17, duke u aktivizuar si titullar në FCB, ku pas dy sezonave u transferua në Gladbach të bundesligës gjermane. Taulanti (24) në anën tjetër nuk ishte titullar te Kuq-kaltërtit, por kjo nuk përbënte xhelozi mes vellëzërve.

Ndërkohë 24-vjeçari është një nga futbollistët më të rëndësishëm në FCB dhe aktualisht është “shpirti më besnik” te kampioni i Zvicrës. I lindur në Basel, Xhaka u bashkuan në vitin 2003. Me përjashtim të huazimit në Cyrih, Xhaka ka luajtur gjithmonë për “klubin e zemrës së tij”.

Deri në 2018 ose përgjithmonë?

Mbrojtësi shqiptar krahas Philipp Degen, janë të vetmit që kanë mbetur te FCB. Kontrata e tij mbaron në 2018, por ai mund të mbesë përgjithmonë aty.

“Nëse gjithçka shkon në rregull unë do qëndroj në Basel. Bile mund ta paramendoj që gjithë karriera ime të mbetet në këtë klub. Por kurrkush nuk e dije se çfarë do ndodhë me të ardhmen,” e përmbyll deklaratën Xhaka për median zvicerane./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat