News.at: "Klubi i refugjatëve" është testi më i rëndësishëm për Austrinë

Sporti

News.at: "Klubi i refugjatëve" është testi më i rëndësishëm për Austrinë

Nga: Fitim Dika Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 11:24

Ndeshja e parë testuese e Austrisë është kundër Shqipërisë, befasia e Eliminatoreve të Europianit, që u rendit e dyta pas kundërshtarit tonë në fazën e grupeve, Portugalinë. Shqipëria dhe Austria nuk janë ndeshur thuajse 30 vjet, 1988, kur Austria fitoi në Qemal Stafa kundër Shqipërisë me rezultatin minimal 0:1. Deri tani, Shqipëria nuk ka fituar asnjë ndeshje ndaj Austrisë.

Prej atëherë jo vetëm politika shqiptare ka ndryshuar masovikisht, por edhe futbolli i saj. Rreth një milion shqiptarë janë shpërngulur pas rënies si komunizimit në vendet perëndimore. Kjo ndihmoi Shqipërinë drejt kualifikimit, pasi shumica e lojtarëve të saj janë rritur, mësuar dhe trajnuar në Zvicër ose Gjermani.

Shqipëria, Islanda dhe Irlanda e Veriut u kualifikuan për herë të parë në Kupën e Europës, mirëpo te “Kuq e zinjtë” ka diçka. Nëse gjithë lojtarët me origjinë shqiptare ktheheshin të përfaqësojnë Shqipërinë në France 2016, nuk do ishte më ajo mes kombëtarëve të vogla.

Trajneri i tyre është italiani Gianni De Biasi, që ishte i suksesshëm edhe në serinë A të futbollit, kryesisht me Siena. Detyra e tij është mbi të gjitha të kërkojë talentet shqiptare nëpër Europë, si përshembull, Donis Avdijaj, super talenti 19 vjeçar që aktivizohet me Sturm Graz. Ai është i lindur në Osnabrück.

I njohur në Austri është edhe sulmuesi shqiptar, Hamdi Salihi, që gjatë 149 ndeshjeve për Ried dhe Rapidin në Austri, shënoi 70 gola, prej të cilave 26, në sezonën 2010/11.

Shqipëria, “Klubi i refugjatëve”, është padyshim testi më i rëndësishëm në rrugën e djemve austrikë drejt Euro 2016./Bota sot

Kombëtarja Shqiptare

Vlera e saj: 39 Mio. Euro (Elseid Hysaj, SSC Napoli, 9 Mio., Etrit Berisha, Lazio Rom, 4 Mio.); 88 përqind legjionarë; mosha mesatare: 26,3 Jahre; trajneri: Giovanni De Biasi (Italia); golashënuesi më i mirë: Erjon Bogdani ( Partizani Tiranë, AC Cesena, AC Siena), 18 gola në 73 ndeshje të kombëtares.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat