Granit Xhaka: Taulanti është pasqyra ime, të fitojë më i miri në 11 qershor

Sporti

Granit Xhaka: Taulanti është pasqyra ime, të fitojë më i miri në 11 qershor

Nga: Fitim Dika Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 10:58

Në intervistën e gjatë për Der Westen, të botuar sot, 05.02.2016 nga tabloidi gjerman BLick.ch, Granit Xhaka ka folur krahas së ardhmes së tij në Premier League, gjithashtu pjesë e saj ështëe dhe për ndeshjen e 11 qershorit mes Shqipërisë dhe Zvicrës, mes tij dhe vëllait të tij, Taulant.

“Vëllai im nuk është vetëm një mbështetje, por edhe pasqyra ime,” thotë ai mes tjerash për Taulantin, që është edhe një vit më i madh.

“Gënjen gjithsecili që mendon se ndeshja Zvicër Shqipëri, 11 qershor, do jetë pa emocione dhe si gjithë të tjerat. 90 minutat në fushën e Lensit do jenë mbi të gjitha profesionale, ndërsa le të të fitojë më i miri,” thotë Xhaka në pyetjen e parafundit kur përmendet ndeshja Zvicër-Shqipëri.

Për kë të bëjnë tifozëri prindërit tuaj? - është pyëtje e fundit.
Shumë thjeshtë -përgjigjet ai. -Njëra dorë do jetë me Zvicrën, tjetra për Shqipërinë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat