Barcelona ngacmon sërish Realin

Sporti

Barcelona ngacmon sërish Realin

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 10:33

Barcelona dëshiron të luaj në Santiago Bernabeu në finale të Cop del Reyt.

Polemikat e cdo viti kanë filluar, pasi shumë shpejtë do të vendoset se ku do të luhet finalja e Copa del Rey.

Barcelona në ndeshjen e parë gjysmëfinale ka deklasuar Valencian me rezultat të thellë 7:0, duke siguruar kështu finalen edhe pse ende nuk është zhvilluar ndeshja e kthimit.

Ata dëshirojnë sikurse edhe vitin e kaluar që finalja të luhet në stadiumin e Reali Madridit, Santiago Bernabeu, çka nuk do të pranohet sërish nga Florentino Perez.

Në finale Barcelona mund të luaj kundër Sevillas e cila mbrëmë mposhti 4:0 Celta Vigon, ndërsa finalja do të luhet me 21 ose 22 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat