Si është puna e Hasit në Anderlecht?

Sporti

Si është puna e Hasit në Anderlecht?

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 10:16

Roger Vanden Stock ka deklaruar për sajtin zyrtar të Anderlechtit, se trajneri shqiptar i kësaj skuadre, Besnik Hasi, nuk do të shkarkohet, përkundër kritikave nga tifozët e tij.

Hasi me Anderlechti momentalisht renditen në vendin e tretë në elitën e futbollit belg.

‘Ne nuk kemi dyshim në cilësitë e tij, por investimet tona duhet të shpaguhen. Tifozët duan që trajneri dhe menaxheri të largohen, dhe nëse ne humbim disa herë ata do të më donin edhe mua të largohem. Ne duhet ta përkrahim njëri-tjetrin në momente të vështira’, tha stock për ‘anderlecht-online.be’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat