Xhaka tregon destinacionin e tij të ardhshëm

Sporti

Xhaka tregon destinacionin e tij të ardhshëm

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 23:53

Granit Xhaka ka thënë se ëndrra e tij është të luaj në Premierligë.

Mesfushori Granit Xhaka, nuk bëri asnjë lëvizje këtë janar nga kampionati gjerman, megjithëse u përfol se Borussia Monchengladbach mori disa oferta të rëndësishme.

Por, Xhaka nuk e fsheh dëshirë për të qenë pjesë e Premierligës.

“Anglia është ëndrra ime dhe nuk e fsheh. Nëse do të luaj atje, i mbetet të ardhmes dhe vetëm Zoti e di”, tha Xhaka për Funke Sport dhe DerWesten.

“Unë dua të hedh një hap përpara në aspektin sportiv, jo të parave. Po të mendoja vetëm për paratë, do kisha alternativa të tjera, nga kampionate modestë, por që paguajnë shumë. Unë nuk vij nga një familje e etur për para, por nga një me karakter të fortë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat