Në Itali janë të sigurt: Alegri, marrëveshje me Çelsin për 4 vitet e ardhshme

Sporti

Në Itali janë të sigurt: Alegri, marrëveshje me Çelsin për 4 vitet e ardhshme

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 22:43

Portali sportiv italian “Calciomercato.com” raporton se Çelsi ka arritur një marrëveshje katërvjeçare me trajnerin e Juventusit, Masimiliano Alegri.

Blutë e Londrës janë në kërkim të një menaxheri të ri që prej shkarkimit të Hoze Murinjos. Portugezi la pas një sezon të dështuar, ku ekipi doli tërësisht nga lufta për titullin kampion.

Pasardhësi i tij, Gus Hidink, pritet të largohet në fund të sezonit, çka bën që klubi kryeqytetas të kërkojë të tjera alternativa.

Sipas “Calciomercato”-s, pasardhësi i Hidinkut do të jetë “timonieri” i kampionëve të Italisë. Raportohet se italiani ka rënë dakord për një marrëveshje katërvjeçare nga e cila pritet të përfitojë 5.3 milionë stërlina në sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat