Vazhdojnë paraqitjet e mira të Lenjanit, Nantes ndal Lyonin

Sporti

Vazhdojnë paraqitjet e mira të Lenjanit, Nantes ndal Lyonin

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 23:23

Ermir Lenjani është kthyer në titullar të padiskutueshëm te skuadra e tij Nantes dhe me lojërat e tij i ka bërë të gjithë për vete.

Mesfushori këmbëshpejtë i Kombëtares shqiptare e ka nisur edhe këtë herë ndeshjen nga minuta e parë për të qëndruar në fushë deri në fund dhe për tu dalluar si në fazën ofensive ashtu edhe në defensivë.

Lenjani kishte disa aksione mjaftë të bukura në krahun e majtë të mesfushës, por u dallua shumë edhe në fazën defensive ku u lavdërua nga mediat franceze pas ndeshjes.

Nantes arriti të ndalë në barazim pa gola 0-0 Lyonin, në një ndeshje ku të dyja skuadrat kishin raste shënimi.

Kujtojmë që në këtë takim, kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana nuk u aktivizua fare duke qëndruar në bankë për gjatë 90 minutave.

Pas këtij barazimi, Nantes zë vendin e 10-të në tabelë me 21 pikë të tubuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat