Vidal kritikon Benitezin

Sporti

Vidal kritikon Benitezin

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 22:22

Ish trajneri i Cadizit, David Vidal ka kritikuar trajnerin e Real Madridit, Rafa Benitez, për të cilin ka thënë se është duke menduar që po drejton Getafen.

Sipas Vidal Benitez duket të mundohet të luajë futboll të bukur me Real Madridin, sepse aty është duke punuar me lojtarët më të mirë në botë

“Ai është miku i im dhe do ta mbroj deri në vdekje, por ai duhet ta dijë se është trajner i Real Madridit, pasi po mendon se është i Getafes”, tha Vidal për Radio 4G.

“Disa thonë se duhet të organizosh mirë mbrojtjen dhe pastaj sulmin, por kjo është gënjeshtër. Ai duhet të bëj më mirë, sepse po punon me lojtarët më të mirë në botë. Ai duhet të luajë futboll brilant”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat