KF Gjilani reagon ashpër ndaj vendimit të Komisionit Disiplinor të FFK-së

Sporti

KF Gjilani reagon ashpër ndaj vendimit të Komisionit Disiplinor të FFK-së

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 20:21

Skuadra e Gjilanit ka reaguar ndaj Komisionit Disiplinor të FFK-së, për masën që kjo e fundit ia shqiptojë Feronikelit, për incidentin që ndodhi në Drenas, në xhiron e kaluar në përballjen mes këtyre dy skuadrave.

"Kryesia e KF Gjilanit në takimin e rregullt të hënën ka diskutuar edhe për vendimin e komisionit diciplinor për ndeshjen ndaj Feronikelit
Dënimi vetëm me një ndeshje jasht fushës së vetë dhe 800 euro për në është qesharak e fare serioze, vendimet e tilla nuk i vetëdijësojne aspak klubet, zyrtaret dhe shikuesit. Përkunderzi me vendime kësisoji ngjarjet si kjo sigurisht se do të përsëriten.
Qëllimi ynë dhe i reagimeve tona ka ardhë si pasoj e rrezikimit të jetës së futbollistit tonë gjë që për ne është e pa pranueshme të ndodhë ne fushat tona në prag të pranimit në arenen ndërkombetare
Ne u takuam me kyetarin Vokrri dhe me zyrtarët e KF Feronikelit për një afrim pas asaj që ndodhi në Drenas , por si duket komisioni diciplinor anashkaloi aktet normative te FFK –së te cilat duhet të zbatohen për të gjitha klubet njësoj.
Ne lutemi që ngjarje te tilla të mos përseriten por me vendime si këto sinqerisht frigohemi shumë..", shkruhet në reagimin e KF Gjilanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat