Futbollisti sulmon menaxherin pasi ai e zëvendëson në fushë (Video)

Sporti

Futbollisti sulmon menaxherin pasi ai e zëvendëson në fushë (Video)

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 18:46

Ky është momenti shokues se si një futbollist në Panama sulmon menaxherin e skuadrës së tij pasi ai e ka zëvendësuar atë në fushën e lojës.

Manuel ‘El Cholo’ Torres,mesfushor në skuadrën Plaza Amado ka humbur kontrollin duke goditur dhe shtyrë me duar në fytyrë menaxherin e tij spanjoll Juan Carlos Garcia.
Video tregon se si futbollisti i nevrikosur hedh shishen e tij me ujë në tokë dhe më pas afrohet dhe sulmon Juan.

Incidenti ka ndodhur në stadiumin “Estadio Armando Dely Valdes” gjatë ndeshjes me skuadrën Arabe Unido.
Sipas presidentit të klubit të futbollit Gian Castillero, Torres ka marrë përsipër fajin duke u shpjeguar se ishte i nxehur por sërish kjo nuk e justifikon sjelljen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat