Baliqi: Kemi merituar më shumë

Sporti

Baliqi: Kemi merituar më shumë

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 18:28

Pranvera do të jetë shumë e nxehtë në Ligën e Parë të Kosovës sidomos për ato ekipet që synojnë të ngjiten në elitën e futbollit. Pjesa vjeshtore ka qenë interesante, sepse së paku shtatë ekipe janë në valle për dy vendet e para, si Ferizaj (34 pikë), KEK-u (33), Trepça (33), 2 Korriku (28), Dukagjini (28), Ramiz Sadiku (27), Flamurtari (27) etj. Trepçës nga Mitrovica për një fije të floku i iku vendi i parë në pjesën vjeshtore, kur në javën e fundit pësoi humbje si mysafir me rezultat 1:0 nga Ferizaj. Emin Baliqi, futbollist i Trepçës, thotë se është hera e parë që luan në Ligën e Parë, por sipas tij kanë mundur të kanë edhe më shumë pikë. Ai shpreson se në pranverë do të dëshmojnë lojëra edhe më të mira dhe të mbledhin edhe më tepër pikë që të rikthehen aty ku e kanë vendin, në Raiffeisen Superligë.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat