Lila e Pas Giannina mezi fituan

Sporti

Lila e Pas Giannina mezi fituan

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 17:44

Skuadra e Pas Giannina mezi fitoi si mysafir me rezultat 2:1 në ballafaqim me ekipin e kategorisë së dytë, Acharnaikos, në ndeshjen e vlefshme të xhiros së dytë të grupit A të Kupës së Greqisë. Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Andi Lila, u paraqit standard deri në minutën e 72-të, por me ekipi e tij hasi në një rezistencë të fortë të mikpritësve. Acharnaikos nuk i rezistoi deri në fund, kur pësuan gol në minutën e 89-të dhe pësuan humbje. Është interesant se nga minuta e 69-të Pas Giannina luajti me një futbollist më pak, pos as kjo nuk e pengojë që të dalin fitues. Pas Giannina kryeson me 4 pikë në grup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat