Haliti: Meritoni pres me përmirësuar kohën e vet

Sporti

Haliti: Meritoni pres me përmirësuar kohën e vet

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 16:40

Notari Meriton Veliu dhe notarja Flaka Pruthi e përfaqësojnë kombëtaren e Kosovës në kampionatin Europian në not, e cila mbahet (2-6 dhjetor) në Netanya të Izraelit. Veliu të mërkurën (nesër) do të startojë në orën 09.30. “Meritoni pres me përmirësuar kohën e vet, kjo është e rëndësishme. Ai noton në tri disiplina: në delfin 50 metra, krol 50 m., bretkosë 50 m. Veliu dhe Flaka Pruthi janë mjaft mirë të përgatitur dhe ta shohim se si do rrjedhë gara”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot” Astrit Haliti, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Notit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat