Sanchez: Ronaldo ka kualitet

Sporti

Sanchez: Ronaldo ka kualitet

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 14:30

Ish-futbollisti i mirënjohur meksikan, Hugo Sanchez, është i lumtur që një futbollist si Cristiano Ronaldo e ka barazuar atë sa i përket golave. Ish-futbollisti i Realit kishte shënuar 234 gola në ligën spanjolle, ndërsa Ronaldo këtë e bëri në fundjavën që e lamë pas kur si mysafir e mposhtën me rezultat 2:0 Eibarin. “Jam i lumtur që një lojtar si ai dhe i Real Madridit, e bëri këtë. Ishte çështje kohe”, ka thënë Sanchez. Ish sulmuesi beson se Ronaldo në çdo pozicion e jep më të mirën. “Ai ka kualitet. E shoh pak në vështirësi në pozicionin si sulmues, pasi duket statik, por ai do ta përvetësojë edhe këtë rol”, ka thënë Sanchez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat