Messi flet për Suarezin, Ronaldon e Neymar

Sporti

Messi flet për Suarezin, Ronaldon e Neymar

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 11:58

Të hënën u zyrtarizua lista e ngushtë finaliste për ‘Topin e Artë 2015”. Në treshe finaliste janë: Lionel Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Real Madrid) dhe Neymar (Barcelona). Futbollisti argjentinas, Messi, flet për Luiz Suarezin, Ronaldon dhe Neymarin. “Mua do të më pëlqente të isha në podiumin e ‘Topit të Artë’ me Neymar dhe Luis Suarezin. Luis e ka merituar atë, por Cristiano gjithashtu e ka merituar - ne do të kemi një kohë të mirë në mbrëmje gala të FIFA”, ka thënë Messi, i cili nga bastet llogaritët favorit i madh për të fituar ‘Topin e Artë’, e cila do të ishte i pesti në karrierën e tij. Ronaldo është fitues i edicionit të kaluar dhe deri më tani këtë epitet e ka fituar tri herë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat