Kryetari i nderit të KF Feronikelit: Nuk durohet më tej nënshtrimi...

Sporti

Kryetari i nderit të KF Feronikelit: Nuk durohet më tej nënshtrimi...

Nga: K.G. Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 11:40

Avdi Krasniqi, kryetar nderi i klubit të futbollit Feronikeli nga Drenasi, kujton vitet e vështira, vitet e 90-ta, kur e sfiduan okupatorin serb. Ai në atëkohë ka qenë kryetar i klubit dhe ka dhënë shumë për ekipin e tij. Krasniqi në facebookun e tij ka shkruar: Ne sportistët e Drenasit e përkujtojmë Pishtarin e Lirisë dhe ish futbollistin e KF Feronikelit, Bajram Aliu.
Mbaroji loja, mbaroji dëfrimi
Ejani shok na thërret ushtria
Nuk durohet më tej nënshtrimi.
Ju tha shokëve Bajram Aliu.
Në kohën kur atdheu u ndodh në rrezik edhe kishte nevojë për ndihmë,
Bajram Aliu i bashkangjitet aradhës së UÇK-së në brigadën 113 Muj Krasniqi. Ndiej kënaqësi të madhe se jemi takuar disa herë në Likovc.
Bajram Aliu edhe si ushtar i UÇK-së ishte i suksesshëm. Në operacionet luftarake
pas shumë betejave të suksesshme bien dëshmor në fshatin Vërbovc me 1999 ballë për ballë me ushtrinë serbe. Lavdi dëshmorit të kombit Bajram Aliu
dhe i lehtë qoftë dheu i Kosovës mbi varrin e tij”, shkruan Krasniqi.
“Katër dëshmorët Rexhep Rexhepi, Bajram Aliu, Vehbi Hoxha dhe Ahmet Berisha, ky i fundit është i zhdukur”, shkruan Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat