“Conte, trajner i Italisë edhe pas Europianit”

Sporti

“Conte, trajner i Italisë edhe pas Europianit”

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 07:24

Pozicioni i Antonio Contes si trajner i Italisë duket se është i blinduar dhe do të jetë i tillë dhe nëse 46-vjecari do të marrë oferta nga klubet që janë në kërkim të një tekniku me eksperiencë dhe që ka treguar se di të fitojë. Për këtë është i bindur presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio, i cili në përfundim të mbledhjes së këshillit federal nuk ishte aspak i shqetësur për faktin se Conte përflitet se mund të marrë drejtimin e skuadrave të ndryshme në Itali por jo vetëm.

“Unë nuk e di se cilat klube e duan, por mund t’ju them se ne po i japin Contes përgjegjësi që askush para tij nuk i ka patur. Ai nuk është vetëm trajneri i kombëtares, pasi ka përgjegjësi për 17 përfaqësueset tona të moshave, madje zgjedh edhe trajnerët e tyre.”

Numri 1 i qeverisë së futbollit italian u shpreh me nota optimiste kur pyet nëse ish-trajneri i Juiventusit do ta rinovojë kontratën që i skadon pas “Francë 2016″..

“Ju siguroj se me Conten kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, le të themi vëllazërore. Mendoj se ekzistojnë mundësi të mira që ai të qëndrojë edhe pas Europianit.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat