Ja kush do ta zëvendësojë Ronaldon

Sporti

Ja kush do ta zëvendësojë Ronaldon

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 19:48

Eksperti i Sky Sports për La Liga, Guillem Balague, ka deklaruar se Gareth Bale do ta zëvendësojë Ronaldon në Real Madrid.

Sipas Balague, Bale do të shndërrohet në njeriun kryesor të ‘Los Blancos’, pas largimit të Ronaldos.

“Jam i bindur që kur ai do ta ketë rastin për të qenë njeriu kryesor në Real Madrid, do të shihni më shumë gola”, tha Balague.

“Ai ka dëshirë të luajë i lirë, në të majtë, djathtë, qendër, por përderisa Ronaldo është aty nuk është e lehtë për të”.

“Kjo është arsyeja që Madrid janë duke menduar se është koha e duhur ta largojnë Ronaldon dhe ta lejojnë Bale të zhvillohet”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat