Lewandowski në librin e rekordeve “Guinness”

Sporti

Lewandowski në librin e rekordeve “Guinness”

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 19:15

Sulmuesi i Bayern Munih, Robert Lewandowski, zyrtarisht pjesë e librit të rekordeve Guinness.

Futbollistit polak iu dorëzuan katër çertifikata për rekordeve të shënuara në ndeshjen e 22 Shtatorit të kaluar Bayern-Wolfsburg 5-1, sfidë në të cilën arriti ta dërgonte 5 herë topin në rrjetë brenda 9 minutave. Ai realizoi në minutat 51, 52, 55, 57 dhe 60. 27-vjeçari është futbollisti që ka shënuar tregolëshin, katërgolëshin dhe pesëgolëshin më të shpejtë në historinë e futbollit.

Por jo vetëm kaq, Lewa rezulton të jetë lojtari zëvendësues që ka shënuar më shumë gola në një ndeshje futbolli. Ndaj Wolfsburgut ai u aktivizua në pjesën e dytë në vend të Thiago Alcantaras. Gjatë këtij sezoni, sulmuesi i kampionëve të Bundesligës ka arritur shifrën e 20 finalizimeve në të gjitha kompeticionet si dhe renditet i dyti në listën e golashënuesve të Bundesligës me 14 gola, tre më pak se Pierre-Emerick Aubameyang i Borussias së Dortmundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat