Krasniqi e nderon futbollistin dëshmor

Sporti

Krasniqi e nderon futbollistin dëshmor

Nga: K.G. Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 18:50

Kryetari i nderit të klubit të futbollit Feronikeli nga Drenasi, Avdi Krasniqi, e nderon dëshmorin Rexhep Rexhepin, emrin e të cilin e mban stadiumi në Drenas. “Rexhep Rexhepi lindi me futbollin dhe ai ishte lojtar i KF Drenica, pastaj edhe në KF Feronikeli. Familja Rexhepi ndihuni krenar për kontributin e Rexhep Rexhepit ashtu siç ndihen krenar të gjithë bashkëlojtarët e tij edhe unë si kryetar nderi i KF Feronikelit. Rexha jo vetëm që ishte ndër lojtarët më të mirë, por ishte edhe donator i klubit. Rexhepi fizikisht nuk është në mesin tonë, por ai do të mbetet në kujtimet tona sa të ekzistoi sporti në komunën e Drenasit”, tha mes të tjera Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat