Vardy në Hollywood

Sporti

Vardy në Hollywood

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 18:12

Jamie Vardy është bërë aq i popullarizuar me arritjet e tij në futboll, sa që është duke u planifikuar një film për jetën e futbollistit anglez.
Hollywoodi ia ka vënë syrin Jamie Vardyt. Sulmuesi i Leicester City, është zbulimi i vitit në futboll dhe rruga e tij e mundimshme për të arritur në majat e futbollit botëror, së shpejti pritet të paraqitet në një film të Hollywoodit.

Kundër Manchester United, Vardy hyri në histori duke u bërë futbollisti i parë që ka realizuar të paktën nga një gol në 11 ndeshje rresht në Premierligë.
Skenaristi Adrian Butchart, i cili ka punuar edhe në filmin Goal!, ka konfirmuar se shumë shpejtë pritet të fillojnë xhirimet e filmit për sulmuesin 28 vjeçar.

“Jeta e Vardyt është një histori e bukur, të cilën nëse ne do ta shpiknim, atëherë askush nuk do ta besonte. Arritjet e tij janë të pabesueshme dhe të thyesh një rekord të tillë në Premierligë ka bërë që të lind ideja për një film rreth jetës së tij”.

“Është e mahnitëse të mendosh që një djalosh i cili vetëm dy-tre vite më parë ka luajtur në futbollin amator dhe ka bërë punë të ndryshme për të mbijetuar, sot është rekordmen në Premierligë”, ka deklaruar Butchart.
Rolin kryesor në këtë film pritet ta luajë njëri këtyre prej tre aktorëve të famshëm të Hollywoodit: Robert Pattinson, Andrew Garfield ose Zac Efron.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat